TIRANË, 25 mars 2013- Kreu i LDK-së Nikoll Lesi deklaron se në mazhorancë ka mbetur gjithçka pezull përsa i përket koalicioneve në zgjedhje.

Lesi shprehet, se pritet që të mbahet konventa e LSI, që PD të pozicionohet më pas. 

“Akoma nuk ka një projekt nga PD për aleatët e koalicionit. Gjithçka pezull në mazhorancë, në pritje të konventës së LSI”, tha ai. 

Sipas Nikoll Lesit kandidimi i tij në qarkun e Lezhës është një detyrim moral që ai ka ndaj këtyre votuesve.