TIRANE, 25 mars 2013- Anëtarja e grupit të punës për programin e Partisë Socialiste, Milena Harito nëpërmjet një deklarate për mediat renditi disa arsye që sipas saj pas 23 qershorit kryeministri duhet të dalë në pension.
Sipas saj kryeministrit i kanë mbetur edhe 90 ditë në qeveri. “Pas 8 vitesh në pushtet vetëm 90 ditë i kanë mbetur kryeministrit nga dalja e tij në pension, në cdo fjalë e fjalim ai tregon se shqiptarët nuk kanë asgjë arsye pse ta votojnë”, tha ajo.
Sipas Haritos, Berisha nuk ka më asnjë ide, vizion apo strategji për të qeverisur.
“Ai ose kopjon programin tonë ose riciklon premtimet e vitit 2009. Lista e premtimeve të ricikluara është e gjatë, premton 250 mijë vënde pune kur nuk tregon a përmbushi 160 mijë vëndet e punës që do hapte në 2009”, tha ajo.
“Ai duket i bindur se mund të tallet dhe mund t’i mashtrojë shqiptarët, kjo një nga arsyet pse më 23 qershor duhet ta nxjerrim në pension”, u shpreh Harito ndër të tjera.





