ITALI, 25 mars 2013– Policia italiane ka zbuluar një bodrum me mallra të vjedhur në rrugën Nizza në Torino.
Brenda një bodrumi janë gjetur nga policia italiane, radio, komponentë lëvizjeje fleksibël, hard-disqe, biçikleta dhe më shumë se 70 kuti me makarona.
Kanë përfunduar në pranga për vjedhje dy shqiptarë të moshës 20 vjeç.
Sipas të dhënave të policisë italiane, të ardhurat e vjedhjes kanë qenë të destinuara për tregun e zi në Torino dhe në vendet e huaja të tilla si Shqipëria dhe Rumania.


