Biondia është e famshme edhe për marrëdhëniet intime me menaxherin Simon Cowell 53 vjeç dhe aktorin Mickey Rourke 50 vjeç.

E varur nga operacionet plastike dhe e fiksuar për t'u shndërruar në një Barbie, shifrat e Alicia Douvall janë vërtet nga ato marramendëset.

Biondia 34-vjeçare, e cila është e famshme edhe për marrëdhëniet intime me menaxherin Simon Cowell 53 vjeç dhe aktorin Mickey Rourke 50 vjeç, ka edhe një rekord prej 330 operacionesh, të cilëve i është nënshtruar, prej të cilëve 71 në anestezi, 49 në fytyrë, 17 në gjoks dhe 2 te këmbët dhe fundshpina.

Kështu mund të konsiderohet si gruaja më e "qepur" dhe plastike në planet, në sajë të plot 1 milionë sterlinave të shpenzuara për ndërhyrjet e saj.

Megjithatë, tashmë asaj i duhet të shkojë në rehablitim tre herë në javë, që të trajtohet për këtë varësi të saj.