VLORE, 25 mars 2013– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës me akuzën se i kanë vënë zjarrin një automjti.
Policia bëri me dije se ka vënë në pranga dy të akuzuarit për zjarrvënietë qëllimshme.
Sipas komunikatës për shtyp, Gerenc Dalipaj, 23 vjeç dhe S. D, 17 vjeç në bashkëpunim për motive të dobëta i kanë vënë flakën një automjeti tip Range Rover.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga gjithashtu dhe një 17-vjeçar i shpallur në kërkim për kallëzim të rremë.
V. M nga Saranda është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Vlorës.





