TIRANE, 25 mars 2013–  Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, do të vizitojë sot Tiranën.

Në ndryshim nga vizitat e tjera në Shqipëri, zyrtari më i lartë evropian nuk do të ketë takime me krerët e politikës shqiptare por vetëm me përfaqësues të medias, shoqërisë civile e përfaqësues të biznesit.

Sipas zyrës së shtypit të BE-së në Tiranë, Fyle do marrë pjesë në konferencën “Just BE”, ku do të mbajë fjalën kryesore rreth aspekteve të ndryshme të integrimit evropian që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin.

Mësohet se Komisioneri Fyle do prezantojë gjithashtu një portal ëeb të Delegacionit të Bashkimit Evropian, që do të jetë një platformë për të gjithë ata që ndajnë interesin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ardhja e komisionerit Fyle në Tiranë vjen pas vizitave që ai zhvilloi në Beograd dhe në Prishtinë, ku ka kërkuar nga palët që të vijojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura.