Gjashtë vjet më parë ky aparat fotografik ka humbur në ujërat e ishullit Maui, në Hawaii në vitin 2007, por tani është gjetur në brigjet e Tajvanit edhe pse i mbuluar me rërë, karta e memories është e paprekur.

Tani të gjithë janë në kërkim të pronarit të aparatit. Bruce Chen, menaxheri i “China Airlines”, në Honolulu, tha se aparati fotografik është gjendur nga një prej punonjësve të tij dhe shpjegoi:

“Kontrolluam memorien e kartës dhe u habitëm pa masë kur pamë që fotot ishin të paprekura."

Ai beson se pronarja e aparatit mund të jetë një grua bjonde e cila shfaqet në disa prej fotografive, por nuk është i sigurtë  nëse kjo grua është duke jetuar në Hawaii apo SHBA.

Kompania ajrore ka shpërndarë disa nga fotot, që ishin brenda në aparatin për të gjetur pronarin e tij, të cilit i ka afruar një biletë falas për në Tajvan.