8-vjeçari dhe kjo grua  e moshuar, u martuan pak javë më parë dhe sot, shprehen se janë shumë të lumtur.

"Martesa është një lojë fëmijësh",-thotë djaloshi Sanele Masilela, që u martua me 61-vjeçaren sepse këtë ia kërkoi gjyshja e tij e vdekur dhe familjarët e tij.

Ai ua plotësoi dëshirën, sepse familjarët e tij mendojnë se mosplotësimi i "porosisë së fundit" të paraardhësve do t'u sillte ditë të këqija.

Edhe pse martesa e tyre është e paligjshme,8-vjeçari ndihet mirë. 

"Ditët janë të mrekullueshme, ashtu siç i kisha imagjinuar. Shokëve të mi u duket qesharake që unë jam i martuar, por unë tani po ndihem si bashkëshort", ka thënë ai.