PAKISTAN, 25 mars 2013–  Avioni që transportonte, Pervez Musharraf mbërriti sot në Karaki duke shënuar rikthimin në vend të ish-presidentit pakistanez pas më shumë se katër viteve në mërgim, theksoi një gazetar, në bordin e avionit. 

Avioni i Musharraf, në pushtet në vitet 1999 dhe 2008 dhe i cili synon të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, u nis sot nga Dubai. 

Ky rikthim po kryhet nën tensione të larta sepse rebelët islamikë talebanë kanë kërcënuar dje se do ta vrisnin nëse kthehej në Pakistan.