ARGJENTINË, 24 mars 2013 – Viagra falas për të gjithë në provincën argjentinase Santa Fe. Ministri i Shëndetësisë, Miguel Cappiello, ka deklaruar se ilaçi do të shpërndahet në të gjithë spitalet publike dhe do t’u jepet pacientëve që kanë probleme me ereksionin.

“Pacientët duhet të konsultohen me mjekët, sepse jo të gjithë mund të marrin këtë ilaç”,- ka

Cappiello, i cili theksoi gjithashtu se nisma ka për qëllim të përmirësojë jetën seksuale të personave që kanë probleme të këtij lloji.

Deri tani janë prodhuar një milion kokrra Viagra, por nëse kërkesa do të jetë më e madhe do të prodhojmë edhe më tepër ka thënë ministri. Në provincën e Santa Fe-së jetojnë 3.2 milion njerëz, 51%  e të cilëve janë femra.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/