SHBA, 24 mars 2013 – Hollivudi është duke ndërmarrë masa drastike për eliminimin në maksimum të skenave të seksit në filma për shkak se producentët mendojnë se seksi nuk shet më. "Tanimë ata po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi skenave të aksionit dhe efekteve speciale që bëjnë për vete audiencën",- thuhet në një shkrim të gazetës “Sunday Times”. 

Vlerësohet se filmi i fundit që arriti majën e suksesit edhe për shkak të futjes së skenës së seksit ishte Titanic në vitin 1997, me protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet.

Studiot e prodhimit po u kërkojnë së fundi shkrimtarëve dhe skenaristëve që të shkruajnë histori që të jenë sa më shumë familjare, pasi sjellin më shumë të ardhura.