NJU JORK,  24 mars 2013 – Të ndihmosh “thithjen e trurit” në Amerikë. Kjo është nisma më e fundit e ndërmarrë nga krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg. Në një kohë kur thithja e trurit është vështirësuar shumë kohët e fundit për shkak të rregullave strikte për emigracionin që po aplikohen në SHBA, Zuckerberg, së bashku me disa kolegë të tij të Silicon Valley, po punon për të sjellë në Amerikë intelektualët.

Sipas mediave amerikane, shoqata që ka krijuar Zuckerberg formon një lobim mjaft të fortë dhe është e aftë të bëjë presion mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin për të ndryshuar rregullat, që do t’u japin mundësi të rinjve të talentuar dhe studiuesve nga e gjithë bota të vijnë në SHBA.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/