SHBA, 24 mars 2013 – Në ditën e dytë të lirimit nga burgu, ku kaloi 22 vite në qeli megjithëse ishte i pafajshëm, David Ranta pëson infarkt. Emocionet e mëdha që ka provuar pas të qenit njeri i lirë, duket se nuk janë përballuar nga zemra e 58 vjeçarit.
Ranta u dënua padrejtësisht në vitin 1990, kur u akuzua për vrasjen e një rabini, vepër penale kjo që ai nuk e kreu asnjëherë. Sipas New Your Times, 58 vjeçari është shtruar në spital dhe mjekët kanë arritur në përfundimin se një nga arteriet e tij ishte krejtësisht e bllokuar.
I liruari nga burgu ndodhej në një hotel dhe së bashku me familjen po festonte lirinë, kur u ndje keq. Sipas avokatit të tij rikthimi në jetën e përditshme pas 22 vitesh privim lirie mund të kthehet në një eksperiencë tronditëse.
Ranta u burgos menjëherë pas vrasjes së rabinit Chaskel Werzberger, një nga të mbijetuesit e kampit famëkeq të Auschëitz. Siç rezultoi më vonë Ranta u prangos nga një dedektiv që përdori prova të falsifikuara.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





