Në KZAZ nr. 21 që mbulon njësitë administrative të bashkisë Durrës ka patur orët e fundit një numër të konsiderueshëm komisionerësh që janë ndërruar nga të gjitha forcat politike.
Rustem Bici, kreu i KZAZ 21 tha për “DurrësLajm” se LSI ka bërë 15 ndërrime komisionerësh pas arrestimit të njërit prej komisionerëve të saj Nard Markut, një natë më parë.
Ndërkohë PD ka bere 8 ndërrime komisionerësh dhe po ashtu edhe PS.
Në rreth 10 Qendra Votimi të kësaj KZAZ-je votimi po bëhet manualisht, për shkak të mos funksionimit të pajisjes së identifikimit biometrik. KQZ urdhëroi që në rast të mos funksionit të PIE-së votimi do të vijojë në formën e vjetër.





