PDIU ka kërkuar zyrtarisht në Parlamentin e Shqipërisë miratimin e rezolutës mbi çështjen çame. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka prezantuar në Parlament historinë dhe kulturën çame si dhe u ka kërkuar kolegëve të tij të miratojnë një rezolutë mbi këtë çështje. Në shenjë simbolike para seancës ju është dhuruar deputetëve numri special i revistës “Çamëria”.
Aktivistë nga “Klubi i Patriotëve”', pjesë e PDIU-së i kanë dhuruar deputetëve gjithashtu një libër me foto nga monumentet natyrore dhe kulturore të Çamërisë, në kuadër të sensibilizimit të çështjes çame. Në fjalën e tij në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ndër të tjera ka deklaruar se,- “Është tepër e rëndësishme që për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e genocidit mbi Çamërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në axhendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike“. Idrizi ka garantuar se PDIU-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ta shtyjë Parlamentin ta miratojë rezolutën, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve shqiptaëe anembanë kombit. Në kuadër të javës çame, në Tiranë, u organizua një ekspozitë me foto, të cilat prezantuan genocidin e ushtruar nga Greqia ndaj popullsisë së krahinës së Çamërisë.
Mesazhi i përcjellë nga fotot ishte mos harrimi i asaj që ndodhi ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe për të kujtuar ata që u masakruan nga forcat e kolonelit famëkeq Napolon Zerva. Krahas fakteve për këtë genocid pjesë e ekspozitës ishin dhe fotot e figurave të shquara të Çamërisë që kanë kontribuar për çështjen kombëtare. 68 vjet më parë forcat paramilitare greke ndërmorrën një spastrim etnik ndaj popullsise çame duke mos kursyer edhe jetën e rreth 100 fëmijëve. Në memorialin pranë Qafë Botës, andej ku mijëra çamë u futën në Shqipëri, pasi u dëbuan me forcë nga shtëpitë në datën 27 qershor u ndezën në shenjë përkujtimi 2900 qirinj dhe u vendosën tufa me lule. Ky është një nga vendet simbol të vuajtjes së popullsisë çame. Me mijëra pleq, gra, femije udhëtuan në këmbë për kilometra të tërë në fund të Luftës së Dytë Botërore, pasi ishin vrarë, masakruar dhe grabitur nga forcat ushtarake të drejtuar nga Napolon Zerva. Ne këtë rrugëtim biblik, çamet morën me vete edhe ata që humbën jetën rrugës. Pasardhësit e tyre që jetojnë në gjithë vendin kanë shkuar dhe kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimave të genocidit.