Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës .
Të shtëna armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për 4 viktima.
Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.
Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, një personazh i njohur për policinë, i përmendur së fundmi në dosjen famëkeqe “Metamorfoza”, ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve dhe bandës së Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati.
Kujtojmë se pak ditë më parë Arlind Bushati kishte bërë denoncim në polici se dyshonte se do e vrisnin dhe se jeta e tij ishte në rrezik.
Ndërkaq gjatë shkëmbimit të armnëve nga dritaret e makinave kanë mbetur të plagosur dhe një çift bashkëshortësh që po udhëtonin me motorr në momentin e atentatit.
Raportohet se pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë gruaja në spital, ndërsa i shoqi ndodhet në gjendje kritike për jetën.