Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sot pas vendimit të djeshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Velia për shkarkimin e Anuela Ristanit.

Kreu i PD shprehu se vendimi i Veliajt ishte sulm i hapur ndaj Edi Ramës, ndërsa shtoi se veprimi i kryebashkiakut sipas tij është dëshmi e dobësisë së kryeministrit.

“Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t’ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë.

Pra, dhe kjo është një e vërtetë. Në qoftë se qytetarët e kanë konstatuar, e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim, që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare në një vilë tjetër qeveritare. Dhe që njofton ndryshime po s’bën dot asnjë ndryshim. S’bën dot asnjë ndryshim.

Në këtë kuadër është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij.

Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues procedurën e shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet këshilltarëve bashkiakë socialistë të tij.

Por momenti që u zgjodh nga Erion Veliaj për t’i hedhur dorezën dhe për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare është dëshmi e dobësisë ekstreme të Edi Ramës. Dhe pra, gjithçka veprohet në një betejë midis tyre.

Po viktimë janë qytetarët e Tiranës, me keqardhje të madhe. Kam publikuar dje një video të një qytetari ku tregonte se si është transformuar lumi i Tiranës që unë në memorien time nuk e mbaj mend kurrë në atë gjendje të mbushur me të gjitha llojet e plehrave në brigjet e lumit.

Pra, në këtë rast kjo Ristani, e cila nuk shkarkohej nga nënkryetare por i hiqeshin të gjitha kompetencat e deleguara, dhe duke mos ia deleguar dinjitetin asaj apo këtij apo atij, i mbante vetë Erion Veliaj duke i thënë Edi Ramës: ‘dil në mejdan të tregoj se sa vlen ti’, nuk ke punë.

Pra, është një zhvillim pozitiv kjo betejë. E quaj pozitiv, se sa më shumë të shkërmoqen, t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, aq më shumë e meritojnë”, u shpreh Berisha.