21 qershori shënon jo thjeshtë ditën e parë të verës, ditën ku drita e diellit qëndron më gjatë se çdo ditë tjetër në hemisferën tonë, por në të njëjtën kohë ajo përkon me traditën e bukur shumëvjeçare të krijuar në qytetin tonë, Festën e detit. Këtë vit, kjo festë arriti në edicionin e saj të 20-të e për këtë arsye organizatorët, shoqata “Durrësi”, kishin ideuar një program të pasur. Ashtu siç ka dhe vetë emrin, “Festë deti”, festa filloi në det, për t’u zhvendosur më pas në tokë. Një shëtitje me anije përgjatë bregdetit të Durrësit shënoi startin e festës që më pas u spostua në sheshin parapallatit të Kulturës, ku banda e qytetit ekzekutoi disa numra artistikë. Ndërkohë, ashtu si çdo vit tjetër, lexuesit durrsakë kanë marrë në dorë një botim të veçantë, kushtuar krijuesve të vjetër dhe të rinj të qytetit bregdetar, kundërthurja e emrave dhe moshave, është një nga anët më interesante të artistëve të qytetit bregdetar.
Në fjalorin bibliografik “Lexikon”, botuar në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së vendit, studiuesit Halim Maloku dhe Fatmir Minguli kanë punuar disa rubrika të rëndësishme, ku zenë vend institucione dhe krijues, në fushat e historisë e arkeologjisë, letërsisë , publicistikës, artitskenik , atijfigurativ, muzikës dhe fotografisë.
Mjeshtri i Madh i Skenës, Gjergj Vlashi, në parathënien e librit shkruan se “ndërthurja e emrave dhe moshave, është një nga anët më interesante të këtij doracaku, që na njeh me artistët e Durrësit”.
Nisma e dy studiuesve Maloku dhe Minguli është e kahershme dhe u realizua këto ditë në prag të festimeve të 100-vjetorit.
Në këtë bibliografi, autorët kanë dokumentuar veprimtarinë e dhjetra artistëve dhe krijuesve nga fusha të ndryshme, duke u bazuar në parimet e leksikonit, si një katalog informativ. Në katalogun e shtypur në shtypshkronjën “Pavarsia” ka të dhëna mbi rreth 230 krijues dhe institucione të cultures dhe të artit në Durrës.