Dy personat që u kapën dy ditë më pare me një shumë prej 5 milionë lekësh në Maqellarë dhe që u arrestuan nga policia e Dibrës dolën këtë të shtunë para gjykatës së shkallës së parë në Dibër për të mësuar masën e sigurisë.

Gjykata vendosi arrest me burg për shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës tha që nuk ka prova të mjaftueshme që ata kanë kryer këtë vepër penale.

“U vendos masë sigurie arrest me burg për të dy personat. Arrest me burg pa afat. Për dy personat në hetim deklaruan se nuk e kanë kryer veprën penale që nuk akuzohen sepse janë kapur në makinë, nuk kanë qenë në kryerje e sipër as në provat që i implikojnë për veprën penale. Gjithsesi Gjykata vendosi masën arrest me burg, e kërkuar nga Prokuroria, miratoi masën”, tha avokati.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire edhe për  simpatizantët e Partisë Demokratike për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.