Nis shpërndarja e bazës materiale për procesin elektoral të 25 prillit në qendrat e votimit në Durrës.

Pamjet e mëposhtme janë nga KZAZ 21, e pozicionuar te pallati i sportit “Ramazan Njala”, që mbulon 5 njësi administrative.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen në 108 qendrat e votimit në Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe Sukth.

Janë plot 430 efektivë policie në të gjithë qarkun e Durrësit të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga shpërndarja e materialeve deri në përfundim të procesit të votimit dhe dorëzimit të kutive në gjashtë KZAZ-të e qarkut.