Gjykata ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë për personat e arrestuar për plagosjen e Bledar Okshtunit në zyrën elektrorale të PD-së në Kavajë.
Mësohet se gjykata ka lënë në burg autorin, Ndriçim Jonuzin (Tahiri) ndërsa ka dhënë masën “arrest me burg” për dy shokët e tij, Markel Shtylla, Shef i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.
Jonuzi (Tahiri) akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa dy të tjerët për “Moskallëzim krimi”.
Ngjarja ndodhi pasditen e 19 prillit brenda zyrave elektorale të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.





