Pas fitores ndaj ish – skuadrës së tij, Flamurtarit, trajneri i Gugash Magani për u shpreh:“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, e pranoj, por në këtë moment kanë rëndësi të madhe pikët. E kisha frikë sulmin e Flamurtarit dhe kisha kërkuar kujdes maksimal, sepse e dija që mund të na rrezikonin shumë, por në fund doli edhe goli dhe mendoj se morëm 3 pikë të arta.”
“Hila e nisi nga stoli sepse ka luajtur shumë ndeshje dhe ka pasur edhe një dëmtim të lehtë. Duhet pak rotacion ndonjëherë, plus që Shkalla është paraqitur mirë kur ka luajtur. Patëm fat, morëm 3 pikë ndaj një rivali shumë të vështirë, por në futboll duhet edhe pak fat.”