Pas një muaji fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, vendi ndodhet sot në heshtje zgjedhore.
Këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.
Nëse ata shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë ndërsa për median që e thyen me 2 milionë lekë. Ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë.
Ndërkohë, ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej orëve të mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.





