“Çmimi i energjisë elektrike të ulet minimalisht nga 30 deri në 40%”,- këtë propozim ka bërë shoqata e hoteleri-turizmit në Durrës.
Turizmi e ka të humbur konkurrencën, sepse çmimet që aplikohen janë shumë të larta në raport me vendet e rajonit, ndërkohë që për industrinë e turizmit, aplikohet TVSH-ja prej 20%, ndërsa në vendet e rajonit është nga 8 deri në 10%.
“Po përpiqemi që të ulet kostoja e faturimit nga ERE, për të ofruar çmime më të leverdishme edhe për turistët”,-tha Eduart Xhepa kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit për “Durrës Lajm”.
Çmimi i karburantit është shumë i lartë, peshku importohet nga jashtë, në mungesë të tij në tregun vendas. Padiskutim që paketa turistike të operatorëve turistikë në Durrës e kanë humbur konkurencën me vendet e rajonit , ku çmimet dhe tarifat janë më të lira.
Në 31 mars mblidhet Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, për të riparë dhe shqyrtuar çmimet aktuale. Sipas përfaqësuesve të biznesit ka ardhur koha të rishikohen tarifat e vendosura, të cilat në bazë të kostos dhe fitimit janë në disporpocion 140%.
Kostoja është 5 lekë, fitimi 9 lekë për çdo kw/h, për këto tarifa që zbatohen shteti, nuk ka pyetur asnjë prej grupeve të interesit.





