Getoar Selimin e shohim të rrethuar me femra të bukura, ndërsa së fundi ai është rehatuar me të dashurën e tij Marina Vjollcën.
Por, reperi shqiptar ka edhe një familje të shëndoshë për të cilën shumë pak dinë fansat e këngëtarit.
Prapa disa hiteve të Getit qëndron edhe vëllai i tij, Liberian Selimi, i cili është pjesë e labelit “Babastars”, shkruan gazeta Kosova Sot Online.
Ai kujdeset për muzikën e shumë këngëtarëve. Madje, Liberiani së fundmi ka publikuar një këngë në bashkëpunim me Onat-in e që quhet "Le t’xhelozojn"’.
Liberiani në një fotografi të publikuar në Instagram, ka shfaqur në publik edhe babain e tij. Siç duket në foto, meshkujt Selimi janë me të vërtetë të pashëm.