Klubi i Manchester City do të ketë te skuadra e femrave futbollisten më të mirë në botës sipas FIFA-s dhe fituesen e kampionatit botëror, Carli Lloyd, në formën e huazimit. Mesfushorja 34-vjeçare ka shënuar 96 gola në 232 ndeshje ndërkombëtare, përfshi tre gola të realizuar në harkun e 13 minutave gjatë finales së Kupës së Botës 2015. Ajo do të luajë në Premier League për femra, ku City është kampion në fuqi, deri në muajin prill kur do të rikthehet në SHBA.
Carli Lloyd, që mori “Topin e Artë” për femra, do të luajë në çerekfinalen e Champions League kundër danezeve të Fortuna Hjorring. Kapitenja e Amerikës do të bëhet futbollistja e tretë nga SHBA që ka zgjedhur të luajë në Angli gjatë pranverës. Më parë e kanë bërë diçka të tillë Crystal Dunn që shkoi te Chelsea dhe Heather O’Reilly, që firmosi për Arsenal.