Biznesi në Durrës ka dalë me propozim konkret për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Specialistët e kësaj fushe bënë me dije se kostoja e prodhimit të një kw/h është 5 lekë nga 14 lekë, që i faturohet biznesit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me shoqatat e bizneseve fasonë, prodhues, ricikliues, hoteleri- turizmit,  industrisë prodhuese, përfaqësues të të cilëve janë mbledhur në Durrës,  kanë dalë me propozime konkrete për uljen e çmimit të energjisë elektrike.   

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Andrea Xhavara deklaroi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Biznesi  ka humbur konkurrencën me vendet e tjera,  investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për shkak  se paguajnë më shumë se vendet e rajonit, të cilat kanë kosto prodhimit tre herë më të lartë se vendi ynë. Do i drejtohemi ERE-s që biznesi të mos mbajë këtë barrë, por të orientohet kostot reale. Për disa kategori jo familjarë, si biznesi e OJQ-të, çmimi i vendosur është absurd!”

Në 31 Mars mblidhet Enti Rregullator  i Energjisë  elektrike për të riparë dhe shqyrtuar çmimet aktuale. Sipas përfaqësuesve të biznesit ka ardhur koha të rishihen tarifat e vendosura, të cilat në bazë të kostos dhe fitimit janë në disporpocion 140%.

Kostoja është 5 lekë, fitimi 9 lekë për çdo kw/h, për këto tarifa që zbatohen shteti, nuk ka pyetur asnjë prej grupeve të interesit.

K.H.