Është publikuar videoja e momentit, kur Pjerin Xhuvani qëllohet për vdekje me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, i cili plagosi katër persona të tjerë në Elbasan.

Në një video amatore, shihen dy grupet teksa përplasen me njëri-tjetrin dhe më pas dëgjohen disa të shtëna me armë zjarri. Momenti i përplasjes mes mbështetësve të PS dhe PD, ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët të cilët ishin në vendngjarje.

Konflikti në Elbasan nisi pasi pjesëtarët e grupit që Partia Demokratike i quan “struktura e mbrojtjes së votës”, ndaloi dhe tentoi të kontrollonte me forcë në makinë ku dyshonin se mbështetësit e PS-së kishin para dhe karta identiteti për blerje votash.