Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama pas përfundimit të mandatit të tij, ka marrë një periudhë pushimesh që duket se po i kalon më së miri. Ai dhe Michelle e kanë kaluar ditën e të dashuruarve në një plazh.
Ish-zonja e parë ka postuar në rrjetin social Instagram, një foto ku tregon këmbët e saj dhe të bashkëshortit, në plazh. “Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime”,- shkruan ajo përbri fotos.
Nga ana e tij, Barack Obama përgjigjet në Twitter: “Gëzuar Shën Valentinin! 28 vjet me ty dhe gjithmonë më duket si dita e parë”.
Ish-presidenti e shoqëron urimin e tij me një foto të realizuar vitin e shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
Ja si e uruan Shën Valentinin Barack dhe Michelle Obama (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 73-të e protestës
Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO-s me sulme hibride
FOTO/ Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi
S’ka qetësi për Krujën! Riaktivizohet zjarri në lagjen Abazaj, pranë “Kroit të Madh”





