Floriana Garo, duket se po i shijon më së miri pushimet në Marok. Ajo ka festuar në Marakesh ditëlindjen e saj të 30. Nën dritën e qirinjve dhe petaleve të trëndafilave mbi tavolinë, kështu ka pritur bukuroshja e ekranit që akrepat e orës të shënonin 00.00.
“Sot mbusha 30 vjeç! Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjeter, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment. Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem.
Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhënë mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju!”- shkruan ajo përbri fotos që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
As kësaj here Floriana nuk ka treguar se me kë ka qenë duke e shijuar darkën romantike për 30-vjetorin e saj.
Ditëlindja romantike e Floriana Garos (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim
Ilnisa për ndarjen e Besit nga Xhensila: Ka bërë shumë mirë
IDF: Kushdo që kërcënon Izraelin do të dëmtohet
“Do vij me historinë time”, Fifi së shpejti në koncertin e parë recital





