Zgjedhja e këpucëve është shumë e rëndësishme për të shmangur dhimbjet e këmbëve apo qarkullimin e gjakut thonë ekspertët.
“Tabani i këmbës përshkohet nga një rrjet i dendur venash, si një sfungjer dhe që janë të rëndësishme për kthimin venoz. Ngjeshja e shputës kur ecim dhe e muskujve për shkak të kontraktimeve të muskujve të pulpës janë mjete themelore që i japin mundësi lëngjeve të mos qëndrojnë në ekstremitet; në praktikë këto dy mjete sillen si një zemër, që nuk reagon si një pompë mekanike, por për të “shtrydhur” venat dhe enët limfatike. Është mirë ti shpëtosh këto dy mekanizma dhe këpucët që veshim mund të bëjnë diferencën”, thotë Elisa Casabianca, kirurge vaskulare në spitalin Humanitas të Milanos.
Këmbët dhe kavilja janë më të ekzpozuarat ndaj traumave për ato që përdorin taka të larta. I pari që preket më shumë nga përdorimi i përhershëm i takave është gishti i madh i këmbës, thonë doktorët, ku krijohet edhe kallo e gishtit të madh një nga patologjitë më të shpeshta, që karakterizohet nga devijimi i jashtëm i bazës së gishtit. Sigurisht kallot nuk formohen prej tyre, por favorizohen më shumë prej tyre dhe këpucëve shumë të ngushta.
Pjesa e përparmje e shputës, poshtë gishtave është një tjetër zonë e ndjeshme. “Të qëndrosh për kohë të gjatë mbi taka vë në stres këtë pjesë, dhe krijon metatarsalgia, një kusht i karakterizuar nga një dhimbje akute”, thotë doktor Leonardo Maradei.
Variçet janë një tjetër shqetësim. Pas një studimi të bërë mes llojeve të ndryshme këpucësh, rezultoi se takat e larta janë më të këqijat. Me këpucë prej 7 centimetrash funksionimi i pompimit muskulor reduktohet. Studiuesit zbuluan gjithashtu se rikthimi venoz dhe presioni gjithashtu ishin më të larta se zakonisht. Vlerat e saj mbaheshin në nivele fiziologjike me takë 3.5 centimetra.
Me këtë lartësi vendosja e shputës ishte e përshtatshme dhe muskujt punonin normalisht. E çuditshme është se në mënyrë të veçantë taka e plotë, e quajtur dhe ortopedike, ka treguar se është armike e qarkullimit të rregullt. Pavarësisht se mendohet se ka më shumë stabilitet, reduktonte efektin e shtypjes së shputës për shkak të ngurtësisë. Megjithatë ia vlen të theksohet se përdorimi i takave të larta është një faktor rreziku në zhvillimin e pamjaftueshmërisë venoze, e për rrjedhojë variçeve.
Këshilla e parë është të bëni streçing dhe të kontrolloni peshën. Dhe këshilla e dytë janë çorapet elastike.