Avokati grek i Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, është aksidentuar ditën e sotme në austradën Athinë-­Selanik.

Lajmin e ka bërë të ditur “Protothema.gr”.

Madje, pas aksidentit, avokati Alexis Kougias ka thënë se ka parë vdekjen me sy.

“Kam parë vdekjen me sy këtë mëngjes”, ka thënë ai për “Protothemën”.

Sipas medias greke, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një kamion.

Fatmirësisht, avokati ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.