Përveçse është e njohur për vetitë e saj në pastrim dhe pjekje, soda mund të përdoret dhe në shumë mënyra të tjera, sidomos për të përmirësuar shëndetin.
Përveç shumë përfitimeve shëndetësore, soda mund t’ju ndihmojë shumë në procesin e humbjes në peshë dhe reduktimin e dhjamit në bark.

Po ju japim 3 mënyra se si të përgatisni pije të mahnitshme me sodë të cilat do t’ju ndihmojnë të keni barkun e dëshiruar.

Sodë dhe uthull molle

Përbërësit:
Gjysmë luge çaji sodë
2 lugë gjelle uthull molle
Një gotë ujë

Përgatitja:
Përziejini bashkë në otten e ujit. Pijeni çdo mëngjes në stomak bosh para mëngjesit.

Sodë me lëng limon/grejpfrut

Përbërësit
1 limon/grejpfrut
1 lugë çaji sodë
Gjysmë goti ujë

Përgatitja:
Përzeni sodën  me lëngun e limonit ose grejpfrutit në gotën me ujë dhe përziejeni mirë. Konsumojeni 20 minuta para mëngjesit.

Sodë me fruta

Përbërësit:
2 limonë
1 kupë me luleshtrydhe
1 degë me gjethe menteje (të freskëta)
2 gota ujë

Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe grijini për 2 minuta, shkruan Shije. Gjithashtu mund të shtoni dhe 1 lugë çaji kanellë, pasi stimulon humbjen e peshës. Duhet të pini 2 gota nga ky smoothie në ditë.