Ditën e djeshme, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në komisionin parlamentar deklaruan që projekti "Veleira" është në përputhje të plotë me çdo standard që parashikon mbrojtja legjislative e trashëgimisë kulturore.

Madje Dako tha: “Nëse specialistët do të vendosin që ato objekte historike të ruhen, ne do të devijojmë deri në pezullim të projektit”.

Por ditën e sotme, një qytetare ka filmuar një video ku duket qartë që punimet nuk janë pezulluar apo “ngrirë”, por po punohet me intensitet të lartë. Po punohet me eskavatorë dhe jo me mjete të specializuara arkeologësh, siç duhej të ishte.

"Ne Durres, askush nuk ka pezulluar punimet. Perkundrazi GERMOHET me histeri. Jo me pajisje Arkeologu, as me kazem.. me ESKAVATOR KRIMINAL. Live. Pikerisht tani. Festoni 14 Shkurtin Dele.. se per kaq kemi ardhur mbi kete toke te bekuar" shkruan qytetarja durrsake.