Në një kohë, kur kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është vënë nën akuzë për betonizimin e siteve arkeologjike, nga bashkia e Durrësit është lajmëruar që nesër në mesditë kreu i bashkisë mbledh në një dëgjesë të hapur të gjithë specialistët dhe të interesuarit rreth sheshit Veliera.
Janë lajmëruar arkologë, qytetarë politikanë të majtë e djathtë për një bashkëbisedim të hapur me kreun e bashkisë, Vangjush Dako në lidhje me projektin Veliera.
Të gjthë ata që duan të dinë se çfarë është e ku konsiston ky projekt, nesër në orën 12.00, në pallatin e Kulturës, në sallën e Teatrit zhvillohet dëgjesa publike për sheshin Veliera, bëri me dije zyrtarisht zëdhënësi i bashkisë së Durrësit.





