Kjo është pyetja e ngritur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të FBI-së në SHBA.

Sipas ministrit Tahiri, do të ketë bashkëpunim me FBI-në për luftën kundër terrorizimit, luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht luftën kundër korrupsionit. “Një oficer i FBI-së do të vijë dhe do të ulet në zyrat tona në mënyrë permanente në mënyrë që të ndihmojë policinë shqiptare me hetimet dhe ndërkohë FBI merr përsipër trajnime dhe forcimin e kapaciteteve të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Tahiri në një intervistë nga SHBA për Top Channel.