Persona të paidentifikuar kanë djegur gjatë natës së shkuar flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në kryeqytetin malazez, Podgoricë.
Televizioni shtetëror “RTCG” shkruan se rasti është regjistruar pranë ndërtesës së “Capital Plaza”, atje ku ndodhen edhe zyrat e ambasadës së Kosovës.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Malit të Zi, duke shprehur keqardhjen për incidentin. “Autoritetet kompetente duhet të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme.
Ministrja e Jashtme e Malit të Zi thekson se është e bindur që raste të tilla të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis vendeve.