Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-kreun e policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, u dënua nga me 1 vit e 4 muaj burg, pasi prokuroria e akuzoi për “Shpërdorim detyre”.
Dënimi ndaj tij është dhënë për akuzën “shpërdorim detyre”, 1 vit burg, dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove.
Hoxha është denoncuar nga një familje në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë. Kësaj familjeje i ishte zaptuar prona, në të cilën po ndërtohej një karburant. Ky ndërtim përfundoi në vitin 2012, por dy vjet më pas, ai u shemb nga Inspektorati Ndërtimor Kombëtar si një objekt pa leje.
Sipas organit të akuzës, Hoxha (ish-drejtor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik gjatë kohës kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Lulzim Basha), me veprimet e mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv.
Dënimi i dytë, ai me 4 muaj, i konvertuar në shërbim prove, ka të bëjë me përfshirjen e Hoxhës në një konflikt në 2 shkurt 2015. Sipas argumentimit të gjykatës, në atë rast fjalori i përdorur ka cenuar figurën e funksionarit publik që Hoxha mbante prej disa vitesh.





