Në një kohë kur ka nisur fushata zgjedhore për rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe dekanët e fakulteteve përkatëse, portali “DurrësLajm” zhvilloi një sondazh me pedagogët e këtij institucioni për të testuar mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore dhe emrat më favoritë që mund të fitojnë zgjedhjet.
Në sondazh morën pjesë rreth 82 % e pedagogëve, nga të cilët pothuajse 95% e tyre ishin të kënaqur me fushatën që po zhvillohet.
Pyetjes së parë të këtij sondazhi se “Si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të fushatës zgjedhore në universitet?”, pjesa më e madhe e të anketuarve iu përgjigj se fushata po zhvillohet shumë mirë, në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.
Një pjesë e mirë e pedagogëve theksuan se fushata po zhvillohet pa tensione dhe pa ngjarje të pakënaqshme, ndryshe nga fushata e 4 viteve më parë.
Rreth 90 % e të anketuarve pohuan se janë njohur me platformat e secilit kandidat në mënyrë elektronike, pasi vetë rregullorja nuk e lejon që fushata të zhvillohet gjatë procesit mësimor, dhe pasi përfundojnë orët mësimore, shumica e pedagogëve largohen nga ambientet e fakultetit.
Sa i përket pyetjes se “Cili mendoni që do të jetë kandidati fitues?”, një pjesë e konsiderueshme nuk u shpreh me emra konkretë, por preferoi të shprehej se shpresonte të fitonte kandidati më i mirë, platforma e të cilit ofron zgjidhjet më optimale për universitetin në të ardhmen.
Rreth 64% nuk pranuan të prononcohen për emrin e rektorit, ndërsa rreth 70 % për emrat e kandidatëve për dekanë në fakultetet ku ata janë lektorë.
Sa i përket të anketuarve që u shprehën me emra konkretë, rreth 80 % e tyre mendonin që zgjedhjet për rektor do t’i fitojë kandidatja Kseanela Sotirofski, ndërsa pjesa tjetër ishin për kandidaturat e Elmaz Lecit dhe Bardhyl Cekut.
Kandidatët për fakultetin e Shkencave Politike-Juridike:
Prof. As. Dr. Afrim Krasniqi
Porf. As. Dr. Andon Kume
Prof. As. Dr. Eugen Pepa
Sipas sondazhit, fiton kandidati Afrim Krasniqi me 60 %.
Kandidatët për Fakultetin e Edukimit:
Jani Sota
Lekë Sokoli
Muharrem Jakupi
Rregjina Gokaj
Sipas sondazhit, fiton kandidati Jani Sota me 60 %.
Kandidatët për Fakultetin e Studimeve Profesionale
Prof. As. Dr. Osman Metalla
Prof. As. Dr. Asllan Hajdëri
Sipas sondazhit, fiton kandidati Osman Metalla me 70 %.
Ndërsa dy fakultetet e tjera të universitetit të Durrësit, kanë vetëm nga një emër për kandidatë për dekanë. Konkretisht, për Fakultetin e Biznesit është propozuar vetëm emri i Prof. As. Azeta Tartaraj, dhe për Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit emri i Prof. Asoc. Lindita Mukli. Duke qenë se kandidatët janë vetëm nga një, automatikisht do të jenë ato fituese.





