Gjermania do të vë në qarkullim nga sot e tutje monedhat 5 euro, në formë metalike. Gjatë prezantimit të kësaj monedhe, Ministria e Financave të Gjermanisë ka thënë se është tërësisht e re dhe me një kombinim të komponentëve metalike dhe plastike.

‘Deutsche Bundesbank’, tha se monedha do të jetë e vlefshme për të bërë të gjitha pagesat në Gjermani. Sipas ministrisë së financave, kjo monedhë nuk do të mund të falsifikohet në asnjë mënyrë, shkruan Lajmi.net.

Njëra anë e projektuar nga Stefan Klein, përmban të gjitha kontinentet brenda rrethit blu në formë plastike, ndërsa ana tjetër metalike e projektuar nga Alina Hoyer, ka një shqiponjë që është simboli zyrtar i vendit dhe është i rrethuar me 12 yje evropiane.