Një protestues iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se protestuesit do ta shembin bashkë me pushtetin e tij të kalbur. Ai theksoi se kryeministri e di shumë mirë që po i vjen fundi ndaj po bën lëvizje të tilla duke u takuar me Alex Soros, Ron Yeffet dhe duke puthur duart e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Zoti kryeministër në ikje struktura që të mbështet ty i përngjan në gradaçele të kalbur nga ndryshku që dridhet fortë në erën më të lehtë. Ne jemi këtu për ta shembur komplet. Edhe ti e di mirë këtë. Prandaj darkon me Alex Soros dhe përqafon fort Ron Yeffet, i puth duart Vuçiç duke tentuar që të pastrosh figurën tënde. Por figura është çështje karakteri që ti nuk e ke. Si mund të ikësh në plazh kur populli është ngritur në këmbë kundër teje, kur po digjet Tirana dhe Kruja. Për sa i përket karakterit, ka plot njerëz këtu, të rinj e të reja, që kurrë nuk shiten. Këta njerëz kanë për të ta sjellë ty fundin”, tha ai.





