Pas videos skandaloze, kryebashkiaku i Lushnjës pajtohet me tregtaren që e ofendoi. Vetë Fatos Tushe ka thirrur sot në zyrën e tij tregtaren Tatjana Cërri, duke u shprehur se “çdo mosmarrëveshje zgjidhet”.

Vetëm një ditë më parë ai e ofendoi nënën e shumë fëmijëve, gjatë protestës së tregtarëve të Lushnjës, duke i kërkuar mos ta ngrinte zërin kur fliste me të.

Pas bujës mediatike Tushe zgjodhi zbutjen e situatës, duke kryer të njëjtin veprim siç bëri kryebashkiaku i Tiranës me nënë Zylen, e gjobitur për preshtë e spinaqin që shiste.