Hudhra është një antioksidant i shkëlqyer për shëndetin tuaj. Ja si të përgatisni një maskë të shkëlqyer për përtëritjen e fytyrës suaj.
Për këtë recetë ju duhen këta përbërës si më poshtë:
– Hudhër
– Argjilë e bardhë
– Mjaltë
– Ujë të ftohtë
Hudhrën shtypeni deri sa të krijohet një lloj paste, shtoni një lugë çaji mjaltë si dhe një lugë gjelle argjilë të bardhë.
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Sigurohuni që flokët t’i largoni nga fytyra juaj e më pas të aplikoni këtë përzierje.
Lëreni të qëndrojë për 10 minuta.
Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni me peshqir. Ky trajtim mund të përsëritet çdo ditë.