Në mesditë është mbledhur bordi i spitalit Rajonal të Durrësit nën drejtimin e kryetarit të Bordit, Petro Mersini drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë. Bordi në përbërje të të cilit janë disa mjekë të spitalit të Durrësit, ka vendosur mes debateve të shumta emërimin e drejtorit të ri, Alban Ramohitaj, i cili është edhe kreu i Këshillit  Bashkiak të qytetit të Durrësit.

Burime brenda mbledhjes bënë me dije për “DurrësLajm”, se mjekët Kristaq Huta dhe Anton Ndoj, e konsideruan emërimin me ngjyrim politik. Ata kanë mbështetur emërimin në këtë detyrë të mjekut Endri Shehu. Mësohet se mbledhja është kërkuar me urgjencë nga bordi i Spitalit Rajonal.

Drejtori i ri përballet me një problematikë të shtuar që nis nga mungesa e barnave, reforma e paralajmëruar e punonjësve në spital, mungesa e infrastrukturës në disa detaje etj.

K.H.