Një mësues i gjimnazit të Manzës është shkarkuar nga puna si përdorues droge javën e shkuar. Deklarata është bërë nga drejtoresha e arsimit të Durrësit Lindita Muka, në një takim në prefekturën e Durrësit, me qëllim sensibilizimin e të rinjve për të denoncuar kultivimin e drogës.
“Mësuesi solli dëme në shkollë. U mblodh këshilli disiplinor i shkollës, i cili bëri pezullimin e mësuesit. Më pas ai dha dorëheqjen, dhe Drejtoria Arsimore firmosi prishjen e kontratës me të”, deklaroi Mukaj.
Shkarkimi i mësuesit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vjen pas shkarkimit të mësuesit 50-vjeçar të shkollës “Hasan Koçi” në Shkozet. Edhe për shkarkimin e mësuesit të gjimnazit është ndjekur e njëjta procedurë.





