Gjithcka në shtëpi, era e drurit e disa produkteve që përdorim, valët e telefonit, mund të krijojë ajër jo të këndshëm . Për të pastruar ambinetin ekzistojnë disa lloje lulesh që rriten brenda dhe nuk është e nevojshme tu kushtosh shumë kohë.Një nga këto bimë është chlorophytum comosume cila është shumë ë thjeshtë për ta kultivuar dhe kërkon pak ujë. Kjo bimë i reziston edhe diellit të fortë dhe i duhet ndërruar dheu një hërë në vit. Kujdes nga përdorimi i amoniakut, ai pastron mrekullisht por është toksik për mushkritë:
Anthurium andreanum, është bima më e përshtatshme për të luftuar efektet e kësaj substance. Lloji më i njohur i kësaj bime është ai me lule të kuqe por atë mund ta gjeni edhe në variante dhe forma të ndryshme. Qëndron me lule për një kohë të gjatë dhe nuk kërkon kujdes të vecante. Ka nevojë për dritë dhe ujë ose t’ia sprucosh ujin tek gjethet. I reziston të ftohtit dhe korenteve të ajrit.
Jeni gjithmonë në kontakt me bojra, kollë, tretës , substanca të cilat clirojnë benzol dhe gazra. Ja përse duhet te keni në apartamentin tuaj SPATHIPHYLLUM MAUNA LOA: ka aftësi të jashtëzakonshme për të pastruar ajrin dhe është shumë elegante. Kjo lule kërkon ujë dhe nuk duhet t’ia lini dheun të thatë dhe duhet t’ia hidratoni gjethet me një leckë të njomë ose sprucues.Wi-fi, smartphone, telefonat : të gjitha këto pajisje clirojnë valë elektomagnetike të cilat e rëndojnë atmosferën.
Me CEREUS PERUVIANUS, kaktusin peruan mund të krijosh një barrierë natyrale. Kjo bimë ka një kërcell të pasur me gjemba dhe në pjesën e gjembave celin edhe lule të bardha të cilat hapen vetëm natën. Kjo bimë kerkon diell, nxehtësi dhe dritë. Ka nevojë për ujë vetëm kur dheu është tharë komplet.Në dimër nuk duhet mbajtur shumë afër kaloriferit apo ngrohësit sepse mund të thahet.
Kush përdor oxhak ose dru zjarri në shtëpi duhet patjetër të jëtë i mbrojtur nga karboni që lëshojnë drutë kur digjen.Për këtë duhet të mbajmë në shtëpi POTOS (pothos, scindapsus aureus).
Ka gjethe të mëdha ovale ose në formë zemre. Kjo lule zvarritet dhe duhet ta mbështesësh diku. Ideale është ta vendosësh në një cep jo me shumë diell, ku të jetë e mbrojtur nga i ftohti dhe nga korrentet e ajrit. Lageni kur e shikoni qe dheu është tharë dhe sprucojini gjethet herë pas here.