Era ndryshon look
Era Istrefi pas sukseseve të fituara kohët e fundit, ka vendosur të ndryshojë look. Këngëtarja ka prerë flokët në modelin “mullet”, model që është përfolur mjaft në vitet ’80 në SHBA.
Prerja e flokëve ‘mullet’ kuflokët janë të shkurtra në pjesën e përparme dhe të gjata mbrapa, padyshim është një nga prerjet më të tallura në historinë e modeleve të flokëve. Ndërkohë që pas viteve ‘80, ky ishte modeli që shihej më së shumti tek meshkujt që jetonin në rulotë e në pisllëk.
Por Era Istrefi, ose nuk e ka marrë mesazhin siç duhet ose thjesht nuk i intereson një gjë e tillë. Shpresojmë që Era të mos bëhet pjesë e ndonjë meme që kanë qarkulluar për këtë model.