Pas publikimit të një videoje në portalet online, ku shfaqej një person që godiste një qytetar dhe punonjësi i policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes nuk kreu detyrën, policia e Shkodrës njofton se ka nisur menjëherë hetimet dhe polici në fjalë është pezulluar nga detyra.
Ndaj punonjësit të policisë u mor masa e pezullimit nga detyra dhe nisja e ecurisë disiplinore, pasi është treguar i njëanshëm në kryerjen e detyrës, pa ndonjë arsye nuk i ofron ndihmë qytetarit, nuk ndërhyn kur e kërkon nevoja, duke dëmtuar imazhin e Policisë.
Hetimet nisën në gjendje të lirë edhe ndaj 35-vjeçarit Aldo Doçaj, i cili dhunoi qytetarin në mes të rrugës “Bulevardi Skënderbeg” në Shkodër.





