Sipas psikiatrit dhe kriminologut anglez Adrian Raine të dhunshëm lindim. Raine ka ekzaminuar trurin e 100 vrasësve dhe ka arritur në këtë përfundim. Shkenctarë të tjerë kundërshtojnë : Biologjia nuk mjafton për të shpjeguar mendjen e një krimineli .
Kur lexojmë histori vrasjesh spontanisht na lind pyetja: Cfarë I shtyn këta individë të vrasin?
Sipas Raine ekziston një lidhje midis anomalive të trurit dhe sjelljeve të dhunshme. Ai shpjegon se nëse dy zona të trurit nuk funksionojne mirë, mund të shkaktojnë sjellje të dhunshme tek individi. Është zona sipër syve dhe zona që ndodhet në qendër të trurit që na cojnë në këto veprime.
Zona sipër syve kontrollon impulset, dhe ështe kjo zonë që na ndihmon të marrim vendime, të reflektojmë, të mësojmë nga eksperienca dhe nga gabimet – shpjegon Raine.
Zona në qendër të trurit është qëndra e emocioneve nga e cila varen ndjenja e turpit, frika, vetpërmbajtja për të kryer veprime të caktuara.
Sipas Raine vrasësit e dhunshëm dhe psikopatët kanë zonën sipër syve më pak aktive dhe zonën në qendër të trurit në përmasa të reduktuara në krahasim me mesataren.
Nëse kjo e fundit rezulton më e vogël se 18%, është e vështirë që individi të provojë emocione dhe ndjeshmëri. Kështu ky individ do të jetë i prirur të rrezikojë, të jetë i papërgjegjshëm, të mos respektojë rregullat dhe të kryejë sjellje të dhunshme. Për të arritur në këto përfundme Raine, ka shqyrtuar për 30 vjet vrasje dhe vrasës serialë të burgosur në burgjet angleze dhe kaliforniane, duke përdorur imagjinatën e trurit (brain imagining) duke përdorur teknika diagnostifikimi si rezonanca magnetike dhe skaner, të cilat shërbejnë për të parë trurin.Megjithatë nuk është e mundur të thuhet me siguri nëse personat e dhunshëm kanë lindur me dëmtime në tru apo e kanë zhvilluar dhunën gjatë rritjes.
Dhuna është një “sëmundjë komplekse” dhe nuk mjafton biologjia për ta shpjeguar, sqaron gjenetisti Edoardo Boncinelli. Para një kronike të zezë shpeshherë njerëzit pyesin nëse është faji i geneve apo i ambientit në të cilin ky person ka lindur dhe është rritur. Por duhet të kemi parasysh që dhuna nuk varet nga një factor i vetëm, përvec geneve një rol të rendësishëm luan edhe ambienti social dhe ngjarjet rastësore që ndodhin në jetë.
Që në fëmijëri ndikojnë një sërë faktorësh për tu bërë i dhunshëm: kequshqyerja, braktisja, abuzimet gjatë fëmijërisë, por edhe pirja e alkolit dhe duhanit nga nëna gjatë shtatëzanisë.Konsumimi i alkolit, duhanit edhe e drogës gjatë shtatëzanisë krijon 5 herë më shumë mundësi që fëmija të bëhet agresiv.
Truri është një organ delikat që zhvillohet 20 vitet e para të jetws pak e nga pak. Pjesa e fundit që merr formën përfundimtare është zona sipër syve . Raine mbështet faktin se për pjesën më të madhe të kriminelëvë dicka ka shkuar keq me zhvillimin e kësaj zone në vitet e para të jetës.
Në të gjitha aspektet dhe në të gjitha vendet 95% e vrasjeve në botë kryhen nga një mashkull. Meshkujt gjithashtu përbëjnë edhe pjesën më të madhe të viktimave. Në 50-60% të rasteve bëhet fjalë për vrasje “ tek për tek” domethënë me një autor dhe një viktimë. Por cili është shkaku i këtij agresiviteti mashkullor ?
Mashkulli kërkon të krijojë një pozicion shoqëror të rëndësishëm përpara shoqërisë dhë përpara femrave. Nëse nuk e gjen këtë pozicion në mënyrat e duhura e bën duke bërë gjëra jashtë rregullave. Një sjelljë që me kalimin e kohës mund ta cojë edhe në akte kriminale. Zakonisht ndikon edhe efekti moshë. Të rinjtë janë më të prirur për të shkuar drejt akteve kriminale.
Sipas statistikave vendi më i qetë në botë është Japonia me 0,3 vrasje për 100.000 banorë, ndërsa vendi më i dhunshëm është Honduras, me 90,4 vrasje për 100.000 banorë.