551 kg marijuanë janë sekuestruar në brigjet e Korfuzit, drogë e cila dyshohet se kishte si destinacion Korfuzin ose Shqipërinë. 

Sipas medieve greke, të premten e javës së kaluar policia kishte marrë informacion për një gomone me 2 persona në bord e cila ka tentuar të zbarkojë lëndën narkotike në Itali, por në momentin që është pikasur, ka devijuar për t’u drejtuar Korfuzit ose Shqipërisë.

Rojet bregdetare kanë nisur kontrollin dhe fillimisht në plazhin Almiros, kanë gjetur një çantë me 48 kg hashash. Disa orë më vonë janë gjetur dhe 4 pako të tjera. Edhe të martën në plazhin Othonus janë gjetur dhe 19 çanta me hashash. E gjithë droga e gjetur peshonte 551 kilogramë.

Policia në Greqi ka nisur hetimet për të zbuluar trafikun e drogës.